Gjykata Shkodër: Jo ekstradimit të ish-kryekomunarit

Muja, 38-vjeç, u arrestua në fillim të qershorit të këtij viti, pas shpalljes në kërkim nga Interpoli.
Autoritetet italiane të Drejtësisë në qytetin e Barit kanë lëshuar ndaj Mujës urdhër-arrestin ndërkombëtar në datën 29 tetor 2010.
Ndaj tij rëndon akuza e veprës penale të “trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Në bazë të të dhënave të Policisë mësohet se procesi ndaj Mujës është në shqyrtim e sipër, por ndaj tij nuk është ndërmarrë ndonjë vendim i formës së prerë.
Pas arrestimit, Mulaj u dërgua në burgun e Shën Kollit në Lezhë. Katër ditë pas arrestimit, Muja u godit me levë në kokë nga një tjetër i burgosur. Kryekomunari mësohet se është plagosur nga shtetasi, Xheladin Kruja, 33-vjeç , i dënuar për vrasje të dyfishtë. /Start/
2012-07-31 15:17