E Diel, 1 Nëntor 2026

Foto Strakosha, trajneri i ri i Kombetares U-19

/* */

Foto Strakosha është trajneri i ri i Kombëtares U-19 të Shqipërisë, duke pasuar në atë detyrë Skënder Gegën të emëruar në krye të Shpresave.

Gardiani me më shumë ndeshje me fanellën e Kombëtares, 73, aktulisht punon si trajner portierësh me ekipin grek, Panionos, skuadër me të cilën 46-vjeçari nga Memaliaj ka mbyllur edhe karrierën e tij futbollistike në vitin 2005, në moshën 40-vjeçare.

Strakosha, i cili më parë ka qenë në stafin e trajnerëve të Kombëtares A, me Hans-Peter Brigel dhe Oto Bariç, ka siguruar licencën UEFA A.

Për Foto Strakoshën, i cili e ka nisur karrierën futbollistike me skuadrën modeste, Minatorin i Tepelenës, por dhe ka fituar titullin kampion me Dinamon e Tiranës, në sezonin 1989-1900, kjo do të jetë hera e parë që do të drejtojë si i “violina” e parë e një ekipi Kombëtar.

Strakosha, gjatë karrierës së tij të gjatë futbollistike fitoi edhe titullin kampion të Greqisë, me Olimpiakosin e Pireut (1997), ndërsa me Panionos fitoi Kupën e Greqisë (1998).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›