E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mavraj: Trajneri i ri të më llogarisë edhe mua

Largimi i trajnerit Josip Kuzhe nga kombëtarja e Shqipërisë e ka gëzuar tej mase mbrojtësin kosovar të Greuther Furthit, Mërgim Mavraj. Ky i fundit vitin e kaluar ishte shumë pranë debutimit me fanellën e Shqipërisë në ndeshjen miqësore ShqipëriIrlandë e Veriut (1-0), mirëpo dy ditë para se të zhvillohej ky takim, Mërgimi telefonoi Kuzhen, duke i thënë se nuk do të paraqitej. Me largimin e Kuzhes do të hyjë një frymë e re në kombëtare. Me këtë rast pres që unë të bëhem pjesë e kësaj fryme.

Dua të realizoj ëndrrën time të fëmijërisë, e cila është paraqitja në fanellën e kombëtares, – është shprehur 23-vjeçari. Mavraj nxjerr alibi për përgjigjen negative që i dha Shqipërisë: Me Kuzhen nuk kam pasur ndonjë problem. Ai më ka ftuar për ndeshjen me Irlandën e Veriut, mirëpo unë i kërkova që të mos përfshihem, pasi skuadra ime, Bohum, kishte nevojë për mua.

Trajneri më kërkoi të mos shkoja në Shqipëri, pasi kishte frikë se mos dëmtohesha. Më pas nuk jam ftuar dhe mediat shqiptare kanë shkruar se kam refuzuar Shqipërinë, me shpresën se do të ftohem nga Gjermania, gjë që nuk është e vërtetë. Mërgimit i rreh zemra për Shqipërinë dhe dëshiron që ta ndihmojë atë.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›