E Diel, 1 Nëntor 2026

FSHF Duka Trajneri i ri i kombetares brenda javes

Brenda javës Kombëtarja e Shqipërisë do të njohë trajnerin e ri. Me këtë premtim presidenti I Federatës. Armand Duka ka hedhur hedhur vetëm pak dritë mbi të ardhmen e pankinës kuqezi, e cila ka mbetur bosh që pas largimit të Josip Kuzhe.

"Brenda kësaj jave ne do të përfundojmë, emërimin e trajnerit të ri dhe i cili do të fillojë nga puna për përgatitjen e dy ndeshjeve miqësore kundër Azerbaxhanit dhe Maqedonisë", tha Armand Duka, president i FSHF-së.

Siguria e Dukës për gjetjen e shpejtë të trajnerit të ri ka një bazë. Ai ka zgjedhur dhe kjo konfirmohet nga burime praën FSHF-së, që bëjnë të kryer uljen në pankinë të Besnik Hasit. Ish-kapiteni kuqezi prej ditësh ka qenë në vendin e parë të listës, ndërsa vetëm detaje të vogla në kontratën e re kanë vonuar konfirmimin e tij. Presidenti Duka nuk e konfirmon, por në të njëjtën kohë nuk e mohon emrin e Besnik Hasit.

"Kemi disa projekte të cilët do ti shohim nuk përjashtohet mundësia që të jetë Hasi, që të jetë dikush tjetër", vijoi Duka.

Në pritje të trajnerit të ri të kombëtares së parë, Duka ka konfirmuar lëvizjet në përfaqësueset e moshave. Artan Bushati ka dhënë dorëheqjen nga skuadra U-21, ndërsa vendin e tij do ta marrë Skënder Gega. Një tjetër risi është Foto Strakosha, I cili do të ulet në pankinën e kombëtares U-19.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›