E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arben Malaj: “Rama nuk duhet të nënçmojë kontributet për PS”

28-02-2013 / Gazeta 55

Deputeti i PS reagon gjatë një takimi me gazetarët në Vlorë

Deputeti i PS, Arben Malaj ka reaguar në stilin e tij kundër “prurjeve” të reja të Edi Ramës në Partinë Socialiste. Në një takimin me gazetarët në qytetin e Vlorës, Arben Malaj  ka cilësuar si të rëndësishme faktin se Partia Socialiste s’duhet të nënçmojë kontributet. 
Partisë Socialiste i duhet një ekip konkurrues, e me kontribute, ka qene ky komenti qe deputeti socialist Arben Malaj, bere nga Vlora, ku ishte pjese e një takimi mes te rinjve për kulturën politike. E ndërsa komentoi situatën e socialistëve ne këtë vit zgjedhor, Malaj edhe pse i rezervuar vuri theksin te bashkëpunimi qe duhet te kenë te gjithë socialistët, ndërsa nuk fshehu shqetësimin qe ka përfshirë socialistët në gjithë vendin, për vendimet e personalizuara te Ramës.
Në fakt, personalitetet me kontribute në PS u lanë jashtë konventës dyditore të prezantimit të programit të Rilindjes, ku Gramoz Ruçi, Bashkim Fino, Arben Malaj, Rexhep Meidani, Namik Dokle, Pandeli Majko, Arta Dade, Valentina Leskaj, Marko Bello, e shumë të tjerë nuk u angazhuan në panelet e ndryshme, ndërsa “prurjet” e reja të Ramës si Alfred Peza, dukeshin sikur ishin socialistët e vërtetë. Edhe Erjon Braçe që e konsideron vetëm  si socialist të vërtetë iu mohua mbajtja e fjalimit në konventë duke sinjalizuar si një njeri të padëshirueshëm për Partinë e Re të Edi Ramës

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›