E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fotoja nudo me tatuazhin e 007, zemërim në Pakistan

Modelja Veena Malik

Poza e zhveshur e një modeleje pakistaneze në kopertinën e revistës indiane FHM ka ndezur polemika mes dy vendeve. Modelja Veena Malik shfaqet në faqen e parë të revistës pa rroba në trup dhe me një tatuazh me inicialet ISI, të cilat i përkasin agjencisë pakistaneze të inteligjencës. Fotoja ka provokuar zemërim në vend, jo vetëm për lakuriqësinë e Malik, por edhe për përdorimin e inicialeve të shërbimit secret pakistanez.

Ndërsa bukuroshja 33-vjeçare ka mohuar çdo gjë, duke thënë se fotoja është modifikuar në Photoshop. Nuk kam pozuar nudo kurrë në jetën time, do ti drejtohem drejtësisë për këtë.

Por botuesi i revistës ngul këmbë se fotoja është absolutisht e paprekur dhe ekzistojnë provat që e vërtetojnë këtë. Ndërsa në lidhje me tatuazhin, ai ka sqaruar: Në Indi bëhet shaka me shërbimet inteligjente pakistaneze. Është bërë zakon të thuhet se nëse diçka nuk shkon mirë, kjo sepse kanë dorë 007 e tyre.

Nuk është hera e parë që modelja Veena Malik e sheh veten në qendër të provokimeve në Pakistan. Në janar, ajo ka sulmuar integralizmin islamik duke thënë se  një grua nuk duhet detyruar të vishet me burka. Nëse i pëlqejnë xhinset, çka të keqe këtu?, ka thënë ajo. Ndërsa në të kaluarën, Malik ka ngritur zërin edhe në lidhje me ndëshkimet që ligjet fetare imponojnë për gratë që shkelin nderin. Pse jemi gjithmonë ne femrat viktima?, ka thënë Malik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›