Fotot/ Kryeministri Rama pritet nga Kryebashkiakja e Berlinit, zbardhet axhenda, ja me kë do takohet sot

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani në kuadër të vizitës 3-ditore. Kryeministri ka zhvilluar sot një takim me kryebashkiaken e Berlinit, Franziska Giffey.
I pranishëm gjatë takimit ka qenë dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku.
Më pas, sipas axhendës, kreu i qeverisë do të takohet me Presidentin Frank-Walter Steinmeier dhe në orën 18:00, Rama do të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz e më pas në orën 18:15 do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Axhenda e Edi Ramës në Gjermani, e hënë, 11 prill
10.30 – Vizitë në ambientet e “Factory Berlin”
12.30 – Takim me znj. Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit
15.20 – Takim bilateral me z. Frank-Walter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë
18.00 – Takim tet-a-tet me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë
18.15 – Konferencë e përbashkët shtypi me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë/rtsh.al/