E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pandeli Majko merr mandatin e deputetit, betohet në Kuvend

Pandeli Majko ka marrë sot detyrën si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, duke zëvendësuar Alqi Bllakon në radhët e Partisë Socialiste. Zoti Majko bëri sot betimin në Parlament, ndërsa zëvendësoi Bllakon të arrestuar nga SPAK, në lidhje me çështjen e Inceneratorëve.

Majko në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar, nuk mundi të merrte mandatin e deputetit në qarkun e Tiranës, pasi mori 8790 vota, ndërkohë që i duheshin 12602 vota për të thyer herësin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›