E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafik droge me varke drejt Malit te Zi, pranga 2 kusherinjve

SHKODER - Rigjallerohet linja e trafikut te droges Shqiperi-Mali i Zi. Dy kusherinj jane vene ne pranga, prane pikes kufitare te Hanit te Hotit, teksa tentonin te kalonin nje ngarkese prej 164 kg kanabis sativa, ne anen tjeter nepermjet rruges liqenore. Burime zyrtare te policise se Shkodres thane dje per "KJ" se te arrestuarit jane Flori dhe Kristjan Ramaj, nen akuzen e "trafikimit nderkombetar te lendeve narkotike, e kryer ne bashkepunim". Aksioni eshte ndermarre mesnaten e se dieles dhe ka perfunduar oret e para te mengjesit te djeshem, ne afersi te bregut te liqenit te Shkodres. Lenda narkotike sipas policise, eshte gjetur ne nje varke qe tentonte te kalonte kufirin shqiptaro-malazez, dhe ne bord kishte disa thase me peshe 164 kg kanabis sativa. Ngarkesa eshte sekuestruar menjehere dhe ndaj te dyshuarve u vendos masa e ndalimit ne flagrance, ndersa ne aksion ka marre pjese edhe policia malazeze. Patrullat e perbashketa te policive kufitare, kane identifikuar nje varke me ngarkese lende narkotike, qe po kalonte drejt Malit te Zi nga Shqiperia. Skafi i policise kufitare eshte vene ne ndjekje te mjetit dhe ka kapur ne flagrance Flori Ramaj 21 vjec, nga Goshaj i Malesise se Madhe. Personi tjeter qe ndodhej ne varke ka mundur te largohet duke dale ne toke, por pas disa oresh eshte vene ne pranga. Ai eshte Kristian Ramaj 18 vjec, banues ne Malesine e Madhe. Burime zyrtare bene me dije, se dyshojne per nje rrjet te mirefillte te trafikut te narkotikeve.

R. Llazari


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›