E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN jep sinjale shprese, por sistemi bankar ende lengon

FMN-ja nuk donte ta perfundonte mbledhjen e pranveres pa asnje sinjal pozitiv tani ne kohen e krizes. Megjithate sistemi bankar ende. Pjesemarresit dhane sinjalin shpresedhenes per fundin e krizes ekonomike deri 2010. Youssef Boutros Ghali gjeti keto fjale pasi Komisioni Drejtues i FMN-se, (Fondi Monetar Nderkombetar) perfundoi mbledhjen ne Uashington: "Natyrisht ka gjithmone rreziqe, natyrisht te gjitha gjerat per nje fare kohe do te duken keq. Por ritmi i renies eshte me i ngadalshem. Ka unanimitet, se ne fund te vitit ne do te shohim drite".

Fundi i krizes, ne fund te 2009

Boutros-Ghali eshte kryetar i Komisionit Drejtues te FMN-se, ku jane te perfaqesuar 158 vendet anetare te FMN-se. Te pakten 20 vendet kryesore te industrializuara dhe ato ne fazen e industrializimit te grupit G-20 u perpoqen shume, qe nga Uashingtoni t' i jepet botes nje mesazh shpresedhenes. Fundi i krizes eshte i mundur ne fund te vitit 2009 dhe te pakten ne fillim te 2010 do te jete e mundur nje rritje e ngadalshme.

Kur FMN-ja vitet e kaluara bente ftesat per takimin e pranveres, normalisht kjo u interesonte vetem eksperteve. Tani ne kulmin e krizes ekonomike dhe financiare fondit po i kushtohet gjithnje e me shume vemendje. FMN-ja duhet te luaje nje rol te dyfishte: shpetimtar nga kriza dhe kontrollor, qe mundesisht t' i kuptoje sa me shpejt dhe t'i parandaloje zhvillimet negative ne te ardhmen. Ne fundjave shefat e bankave qendrore dhe ministrat e financave te 20 vendeve kryesore te industrializuara dhe vendeve ne fazen e industrializimit i forcuan dukshem kompetencat e fondit. FMN-ja si instanca me e larte e kontrollit financiar duhet te reagoje per te parandaluar ekseset e tregut. Gjithashtu fondi duhet te krijoje nje sistem paralajmerues per zbutjen e krizave ekonomike qe kercenojne.

Premtime konkrete ka vetem nga vendet e industrializuara per te ndihmuar FMN-ne

Per kapercimin e krizes FMN-ja duhet te kontribuoje me shume se deri sot. Konferenca e G-20-es ne prill ne Londer premtoi, se FMN-se do t' i vihen ne dispozicion mbi 1.000 miliarde dollare per te luftuar ngushticat per kredite dhe problemet e likuiditet kudo ne bote. Ky premtim vazhdon te jete ne fuqi, por ai po vihet me ngadalesi ne jete. Deri tani premtime konkrete ka vetem nga vendet e industrializuara, ndersa kombet si Kina, Brazili, India apo Rusia jane ende te terhequra. Perpara se te japin para keto vende duan nje perspektive per me shume te drejte fjale ne FMN. Kjo pasi vendimet ne FMN vazhdojne te dominohen nga SHBA-ja dhe BE-ja. Ne mbledhjen e pranveres u vleresuan programet e larmishme koniunkturore, permes te cilave ne mbare boten shtetet perpiqen ta mbajne krizen nen kontroll. Por drejtori i FMN-se, Dominique Strauss-Kahn qysh tani perpiqet te mendoje per perspektiven: "Ne duhet te kemi kujdes per ate cfare mund te ndodhe pas tre ose kater vitesh. Ndaj duhet te pergatitet terheqja prej programeve koniunkturore".

Shtysa e rritjes se cmimeve mund te coje ne rritjen e inflacionit

Keto programe jane financuar duke marre borxhe te reja. Si rrjedhoje tani ka dale ne plan te pare disiplina buxhetore. FMN-ja ka frike, se per disa vjet shtysa e rritjes se cmimeve mund te coje ne rritjen e inflacionit. FMN-ja thekson vazhdimisht nje aspekt: Riperteritja ekonomike eshte e pamundur, sipas drejtorit Strauss-Kahn, per aq kohe sa neper banka ende ekzistojne "letrat e helmuara me vlere" dhe kredite e keqija ne bilancet e tyre. Strauss-Kahn njoftoi, se ne takimin e pranveres te gjithe ishin te nje mendimi, qe tani duhet t' i pervishen punes per zgjidhjen e ketij problemi. DW


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›