"Hoxha", ngec procesi pritet letër-porosia për Loshajn
TIRANE- "Ngec” procesi penal ndaj tre ish-shikasve të akuzuar për rrëmbimin, torturimin me pasojë zhdukjen e shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha. Gjyqi ndaj të pandehurve Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi, ndodhet në fazën e marrjes së provave me dëshmi përmes letërporosisë së Avdyl Loshajt i cili ndodhet në Holandë.
Loshaj është një nga personat që u rrëmbye nga SHIK-u dhe mundi t’u mbijetonte torturave. Ai u fsheh për shumë vite në Holandë dhe mendohej se ishte zhdukur. Familjarët e Remzi Hoxhës, të cilët prej vitesh kërkojnë varrin e njeriut të dashur të tyre, e gjetën Loshajn në Holandë. Rinisja e hetimeve ndaj tre ish-shikasve bëri që prokuroria ta cilësonte si një ndër provat më të rëndësishme në proces dëshminë e Avdyl Loshajt. Ndaj kërkoi pyetjen e tij përmes letërporosisë, pasi ardhja në Shqipëri është e pamundur për shkak se i rrezikohet jeta. Pas humbjes së letërporosisë së parë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të nisë një tjetër letërporosi për pyetjen e Loshajt. Në seancën e djeshme gjyqësore, gjyqtari Gurali Brahimllari relatoi se nuk kishte mbërritur asnjë përgjigje lidhur me letërporositë. Ai i kërkoi mendimin prokurorit të çështjes Xhevat Hana, nëse do të vazhdonte t’i qëndronte kërkesës për marrjen e kësaj prove. Përfaqësuesi i akuzës tha se dëshmia e Loshajt është kyçe për procesin, ndaj nuk hoqi dorë për saj. Loshaj mendohet të ketë dijeni për fatin e Remzi Hoxhës dhe keqtrajtimet që i janë bërë në bazën e SHIK-ut në Vain të Lezhës. Prokurori Hana tha se i qëndron edhe kërkesës për marrjen e katër dëshmive të tjera në Itali, konkretisht dëshmitë e Riza Shehut e Edmond Qokut, dy ish-shikasit të cilët dyshohet se kanë dijeni direkte për rrëmbimin e biznesmenit Hoxha.
(s.g/Balkanweb)