Fqinj të mirë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Antonio Milososki ka dhënë sinjale se po nis një erë e re bashkëpunimi me Kosovën, të hënën, derisa bashkë me homologun e tij kosovar inauguruan Ambasadën maqedonase në Prishtinë.
Ky hap shënoi zyrtarizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje, të cilat në të kaluarën shpesh kanë pasur probleme që u kanë penguar në ndërtimin e raporteve të mira bilaterale.
Madje, Milososki foli pak edhe në gjuhën shqipe.
Sipas tij, Kosova paraqet një shtet të rëndësishëm të rajonit.
“Maqedonia dhe Kosova janë të përcaktuara për paqe në rajon, për miqësi dhe për bashkëpunim ekonomik. Hapja e Ambasadës për ne është akt solemn dhe një plus i ri në marrëdhëniet tona ndërshtetërore”, tha ai.
I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Prishtinë, përveç Ministrit të Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ishte edhe Presidenti Fatmir Sejdiu.
Shefi i Diplomacisë maqedonase rikonfirmoi qëndrimin e Shkupit kundër ndryshimit të kufijve të rajonit.
“Republika e Maqedonisë, e cila ka vendosur marrëdhënie diplomatike dhe e ka njohur shtetin e Kosovës, e mbështet integritetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës si një shtet i barabartë fqinj, me të cilin do të angazhohet të ndërtojë marrëdhënie të mira”.
Avancimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Shkupit, sipas autoriteteve kosovare, paraqet angazhim shtesë në rrugën e vendeve të Ballkanit drejt integrimeve në Bashkimin Europian.
“Është tepër e rëndësishme që të dyja vendet tona vazhdojnë të dërgojnë mesazhe pozitive, qoftë në Bruksel, qoftë në qendra të tjera të vendimmarrjes në botë, si një shembull mirëkuptimi dhe bashkëpunimi konsistent e sistematik”, tha Shefi i Diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni.
“Kosova do të insistojë që sa më shpejt që të jetë e mundshme, të fitojë të drejtën për të udhëtuar pa viza, përkatësisht të fitojë atë që tashmë e ka fituar Republika e Maqedonisë”, shtoi ai.
Gjatë kësaj vizite, Milososki, i shoqëruar nga një delegacion qeveritar nga Shkupi, është pritur edhe nga Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Presidenti tha se hapja e Ambasadës së Maqedonisë do të ndikojë në thellimin e bashkëpunimit.
“Ne kemi një bazë të mirë të ndërtuar deri më tash, raporte të mira të partnerëve strategjikë të cilësisë së paqes. Është shumë me rëndësi që përvojat e Maqedonisë do të jenë të mira për ne sa i përket drejtimit drejt NATO’s dhe Bashkimit Europian”, ka theksuar Sejdiu.
Kryeparlamentari Krasniqi, ndërkaq, tha se Maqedonia dhe Kosova e kanë rrugën e përbashkët, atë drejt Europës.
“Ndryshimi i kufijve nuk i intereson dhe nuk i konvenon asnjë vendi, asnjë populli në rajonin tonë. Është në interesin e përbashkët të të gjithë popujve të rajonit që, vërtet, të ndërtojmë marrëdhënie të reja bashkëpunimi e partneriteti”, tha ai.
Ndryshe, para pak ditësh, institucionet e Kosovës emëruan të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Kosovës në Maqedoni, Skënder Durmishin dhe hapën rrugën për ngritjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve. Sipas Ministrit Hyseni, shumë shpejt Prishtina do ta emërojë Ambasadorin e saj në shtetin fqinj.