E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: I hapur të pranojë amendamentet e opozitës

16/03/2010 Takimi

Kryeministri Sali Berisha gjatë takimit që pati me të dërguarin special të kryetarit të radhës së OSBE-së, Konstantin Zhigalov, ka theksuar se mazhoranca është e gatshme të pranojë të gjitha amendamentet e propozuara nga opozita, sipas rekomandimeve të OSBE–ODHIR-it dhe Këshillit të Europës, duke respektuar parimet kushtetuese dhe standardet ndërkombëtare. Në këtë kontekst Kryeministri Berisha nënvizoi rëndësinë e arritjeve të standardeve më të larta në procesin zgjedhor, të cilat u konkretizuan në zgjedhjet e qershorit 2009, zgjedhje të certifikuara edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Gjatë takimit Berisha bëri një përshkrim të situatës politike në vend, duke vënë theksin te propozimet për kompromis që mazhoranca i ka ofruar opozitës, të cilat përfshijnë hetimin dhe hapjen e kutive nga Prokuroria mbi bazë të provave, shqyrtim bilateral të çdo çështjeje, me përjashtim të atyre që kanë të bëjnë me gjyqësorin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›