E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Ekonomisë mban peshën kryesore

16/03/2010 Komiteti Ndërministror i Integrimit miraton 9 kapituj të pyetësorit

Shkon në 30 nga 35 gjithsej numri i kapitujve të miratuar

Komiteti Ndërministror i Integrimit ka miratuar dje nëntë kapituj të tjerë të pyetësorit të Komisionit Europian, i cili pritet t’i hapë rrugë shqyrtimit të kërkesës së qeverisë shqiptare për statusin e vendit kandidat në BE. Me miratimin e këtyre kapitujve KNI ka shqyrtuar deri tani 30 kapituj, të cilët përmbajnë 1669 përgjigje, ose 73 për qind të të gjitha përgjigjeve që Shqipëria detyrohet të japë. Gjatë mbledhjes së KNI-së kryeministri Sali Berisha është shprehur se përgjigjet që lidhen më këto kapituj kanë qenë të shpërndara në 56 institucione të vendit dhe për to janë angazhuar mbi 350 punonjës, drejtues të të gjitha niveleve në hartimin e tyre. Nga kapituj e miratuar dje 8 prej tyre janë koordinuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, duke pasur kështu më shumë kapituj se çdo ministri tjetër, ndërkohë që vetëm një nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Duke u ndalur në kapitullin që lidhet me lëvizjen e lirë të mallrave, kreu i qeverisë u shpreh se trajton çështje që kanë të bëjnë me parimet themelore mbi të cilat është ngritur vet Bashkimi Europian: lirinë e lëvizjes së mallrave. Komisioni Europian vlerësuar në veçanti kriteret politike, funksionimin e institucioneve demokratike, sundimin e shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, respektimi i të drejtave të minoriteteve. Vëmendje i kushtohet edhe problematikës së të drejtës së pronës në Shqipëri

Kapitujt e miratuar:

Lëvizja e lirë e mallrave, koordinuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

E drejta e vendosjes dhe liria e ofrimit të shërbimeve, koordinuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Legjislacioni për shoqëritë tregtare, koordinuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Ligji i pronësisë intelektuale, koordinuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Energjia, koordinuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Politikat sociale dhe të punësimit, koordinuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

Ndërmarrjet dhe politikat industriale, koordinuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Mbrojta e konsumatorit dhe shëndetit, koordinuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Marrëdhëniet me jashtë, koordinuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›