Franc Veliu, talenti i Flamurtarit eshte ne planet e Portsmuthit
Me ne fund, nje futbollist i kampionatit shqiptar pritet te bashkohet me nje ekip te Premier Liges Angleze, duke thyer tabune qe ekzistonte deri tani. Kampionati anglez dhe ai spanjoll, jane nder te vetmet kampionate te zhvilluara ne Evrope, ku shqiptaret nuk kane mundur dot te depertojne, si ne vende te tjera te kontinentit. Ne rast se kalimi i Veliut do te ndodhe, sipas ecurise se deritanishme te ngjarjeve, atehere ne fund te ketij sezoni, Franc Veliu do te jete shqiptari i pare, qe do te perfaqesohet ne radhet e nje ekipi te Premier Liges. Drejtuesit e Portsmuthit e vezhguan nga afer sulmuesin, Franc Veliu dhe jane shprehur se iu ka pelqyer mjaftueshem paraqitja e tij. Sipas gazetes "Mirror.co" drejtuesit e Portsmuthit do te rikthejne ne skuader nje ish-lojtar te njohur, qe ka qene me pare pjese e ketij ekipi dhe njekohesisht ne shenjester eshte vene qe tani, edhe emri i vlonjatit. O' Neil pritet te bashkohet me Portsmuthin, por pervec tij klubi anglez eshte bindur per te blere kartonin e talentit shqiptar. Franc Veliu, i perket moshes 20 vjec dhe eshte pjese e rendesishme e Flamurtarit. Ai aktivizohet edhe me ekipin kombetar shpresa. Veliu eshte mesfushor dhe nje lojtar me te ardhme te sigurt. Veliu eshte vezhguar ne nje ndeshje te kampionatit tone nga menaxheret angleze dhe gjithashtu ne ndeshjen e shpresave, kunder Skocise. Mesfushori Veliu, konsiderohet nje lojtar i se ardhmes. Ne Vlore ai po shkelqen gjate ketij sezoni dhe largimi eshte i sigurt. Portsmuth do te shese ne vere, Niko Kranjcar dhe do te riktheje prane skuadres Geri O' Neil. Ish-trajneri i Portsmuthit, Herri Redknep, aktualisht trajner ka paraqitur interesin per te blere kartonin e Kranjcarit. Nga shkembimi i lojtareve, Portsmuthi do te perfitoje edhe nje shume te ardhurash, te cilat do te perdoren per te afruar lojtare te rinj dhe te perspektives, mes te cileve eshte perfshire edhe emri i vlonjatit, Veliu.
Pelqimi
Veliu eshte aktivizuar dhe ka qene nje nder lojtaret me te mire, per kombetaren shpresa, qe drejtohen nga trajnerit Artan Bushati, ne dy ndeshjet me Skocine. Ne Skoci eshte ndjekur nga afer prej drejtuesve te Portsmuthit, te cilet pritet te blejne kartonin e tij, tek klubi i Flamurtarit.
Pelqimi
Veliu eshte aktivizuar dhe ka qene nje nder lojtaret me te mire, per kombetaren shpresa, qe drejtohen nga trajnerit Artan Bushati, ne dy ndeshjet me Skocine. Ne Skoci eshte ndjekur nga afer prej drejtuesve te Portsmuthit, te cilet pritet te blejne kartonin e tij, tek klubi i Flamurtarit.