Ronaldo besnik i Mancesterit, per trofe
Kristiano Ronaldo deklaroi dhe pergenjeshtroi gjithcka qe eshte thene deri tani, se do te mbetet tek Mancester Junajtid. Edhe nje here tjeter, Ronaldo ka qene ne qender te merkatos, pasi kandidati per president i Realit te Madridit, Ramon Kalderon u shpreh se lojtari me i mire ne bote, do te mberrije ne "Santiago Bernabeu" ne fund te ketij ediconi. Kistiano Ronaldo deshiron te fitoje edhe me shume trofe, me Mancester Junajtid, prandaj kunderpergjigjet duke theksuar se nuk do te largohet. Aleks Ferguson vendosi qe te mos pergjigjej ndaj medieve, me arsyen se klubi i tij nuk e ka te lehte te afroje dhe te largoje lojtare te rendesishem te formacionit. Me tre klube angleze ne Ligen e kampioneve per te tretin vit radhazi, nuk ka dyshim se Anglia eshte nje fuqi e futbollit evropian te futbollit. Dhe kjo duket se e mban Ronaldon ne Angli, me deshiren qe te fitoje edhe me teper trofe ne te ardhmen. "Per mua eshte gje e bukur dhe dua te luaj vetem me Mancester Junajtid. Per momentin mendoj se jam ne klubin e duhur," - theksoi ylli i futbollit portugez te futbollit. " Jam shume i lumtur ketu. Deshiroj te fitoj me shume trofe dhe se ne kete klub mund te permbush synimin tim", - vazhdon me tej asi i djajve. Junajtid do te perballet me Arsenalin ne gjysmefinale te "Champions", ne nje perballje te dyte angleze. 'Nuk eshte rastesi qe mes kater me te mirave te Evropes, tre prej tyre jane angleze", - shpjegon Ronaldo. "Ne opinionin tim kjo ndodh sepse Premier Lige eshte shume e forte dhe konkurrence shume te larte. Ne Angli luajne lojtare te shkelqyer." Fillimisht, para se te perballet ne "Champions", Junajtid do te ndeshet me Evertonin dhe me tej do te vihet perballe Portsmuthit, ne "Old Trafford". Nje fitore kete te merkure do te konsolidoje pozitat ta djajve ne Premier Lige, per te fituar titullin kampion. Dy fitore radhazi do te mbajne Junajtid ne kursin e duhur, per te mbrojtur titullin e radhes. Ronaldo thekson se do te jete e veshtire, qe te fitohet te gjithe trofete. "Ne i kemi mundesite, por do te jete e veshtire qe te fitojme ne fund pese trofe njekohesisht. Nuk eshte e mundur. Ne kemi per te luajtur ndaj Evertonit dhe kjo do te jete nje ndeshje shume e veshtire, por nese fitojme do te jemi ne finale te kupes dhe shume me afer njerit trofe, per kete vit", - perfundon Kristiano Ronaldo.