E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca 56 mln € Haitit, Norvegjia 41 mln $ Palestinës

Burime zyrtare bëjnë të ditur se Sarkozi do të anulojë borxhin që Haiti i detyrohet Francës si dhe do shpallë dhënien e një ndihmë të konsiderueshme (rreth 56 milionë euro) për rindërtimin e vendit.

Ndërkohë që qeveria Norvegjeze i ka akorduar 240 milionë korona (41 milionë dollarë) autoriteteve palestineze si ndihmë për të mbyllur buxhetin e vitit 2010.

Norvegjia i bëri përsëri thirrje Izraelit të lehtësojë pengesat që shteti hebre ka vendosur për lëvizjet e personave dhe mallrave në territoret palestineze.

Ndihma norvegjeze përfshihet në angazhimet e marra gjatë një konference në Paris në dhjetor të vitit 2007 . në këtë konferencë donatorët ndërkombëtarë premtuan dhënien e 7.4 miliardë dollarëve brenda tre viteve për autoritetet palestineze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›