Izraeli: Mossad vrau zyrtarin e Hamasit? S’ka prova
"Nuk ka asnjë arsye për të menduar se ishte agjencia izraelite ''Mossad'', dhe jo shërbime të tjera sekrete të vendeve të tjera përgjegjësit e vërtetë për vrasjen", deklaroi Avigdor Lieberman për Radion Ushtarake, i pyetur në lidhje me operacionet dhe përdorimin e ''dredhisë'' së pasaportave izraelite.
Lieberman nuk mohoi drejtpërdrejt përfshirjen izraelite në vrasjen e zyrtarit të Hamasit, Mahmoud al-Mabhouh në një hotel në Dubai muajin e kaluar. Më tej ai shtoi se Izraeli ka një "politikë ambiguiteti" në lidhje me çështje të agjencive të shërbimeve sekrete dhe se nuk ka prova se ishte pikërisht Izraeli përgjegjës për vrasjen.
Gjashtë prej personave të dyshuar për vrasjen janë britanikë të cilët kishin emigruar në Izrael, ndërkohë që personi i shtatë është një izraelito-amerikan, njoftoi Dubai.