E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusmali Ndryshuam rezoluten vota taktike ne KiE

Delegacioni shqiptar ne Keshillin e Evropes shkoi me nje qendrim unik te deklaronte se Shqiperia dhe Kosova mireprisnin hetimet dhe ta benin rezoluten joparagjykuese ndaj ketij hetimi dhe ndaj kombit shqiptar. Per sa i perket votimit delegacioni shqiptar i ndau votat ne nje proces taktik per te shprehur kundershtine e vete ndaj raportit e njekohesisht per te mos lejuar askend qe te deklaroje se vendi yne eshte kunder hetimit. Ky eshte qendrimi i kreut te delegacionit shqiptar ne KiE z. Ilir Rusmali i cili sqaroi per Standard punen qe delegacioni kreu ne asamblene e pergjithshme te Keshillit te Evropes.

Objekti i hetimit

Delegacioni i Shqiperise ne Keshillin e Evropes shkoi me nje qendrim unik per te treguar ne kete institucion te rendesishem se Shqiperia dhe Kosova i mirepret hetimet. Sic e deklarova edhe gjate fjalimit tim raporti i z. Marty ishte paragjykues ndaj shqiptareve dhe per kete arsye ne ne rezoluten e KiE-se propozuam nje sere amendamentesh qe shmangnin keto paragjykime - tha z. Rusmali.

Sipas tij delegacioni i Shqiperise dhe ai si kryetar i delegacionit arriten qe te ndryshonin thelbin e rezolutes qe kishte te bente me titullin e saj. Ne arritem qe nepermjet amendamenteve tona te ndryshonim titullin e rezolutes pra objektivin e saj duke e shnderruar nga nje paragjykim te hetimit mbi ato cka deklaron z. Marty ne hetim te pretendimeve per ato qe ai thote se kane ndodhur. Pra raporti tashme therret institucionet e drejtesise qe te hetojne pretendimet dhe jo sic ishte varianti fillestar qe bente thirrje per te hetuar trajtimin cnjerezor nga UCK-ja. Kjo eshte nje fitore sado e vogel e te gjithe delegacionit shqiptar dhe mbeshtetesve tane - tha z. Rusmali.

Per me teper ai shtoi se edhe pse nuk u miratuan te gjitha amendamentet e propozuara nga delegacioni shqiptar objekti i hetimit u ndryshua duke e bere kesisoj nje ndryshim thelbesor ne rezoluten perfundimtare te miratuar nga Keshilli i Evropes.

Une si kryetar i delegacionit shqiptar i kam mbrojtur te gjitha amendamentet. Kuptohet qe nuk u miratuan te gjitha sic na i donte zemra. Por thelbi i hetimit ndryshoi u be joparagjykues dhe trupat e drejtesise tashme do te hetojne mbi pretendime dhe jo mbi fakte sic ishin paraqitur fillimisht. Pra nga nje denim me vdekje sic mund ta themi figurativisht rezoluta u kthye ne nje hetim - tha ai.

Votimi

Duke folur per gazeten z. Rusmali sqaroi edhe pse votimi i delegacionit shqiptar u perca duke treguar se kjo ishte nje taktike e perdorur nga deputetet tane ne KiE per te shmangur paragjykimet dhe per te thene njekohesisht qendrimin e vete.

Eumlshte me se e qarte se delegacioni shqiptar ishte unik ne qendrime dhe gjithcka ishte ne konsensus me koleget e mi. Per sa i perket votimit dua te sqaroj se ne castin qe ne deklaruam se Shqiperia deshiron nje hetim te pavarur dhe duke transmetuar edhe zerin e Kosoves qe nuk eshte anetare e KiE-se se deshiron nje hetim te plote dhe te pavarur vendosem qe te kryenim nje votim taktik. Pra une si kryetar i delegacionit votova pro kesaj rezolute e theksoj me objekt te ndryshuar per ti hequr mundesine armiqve apo jodashamiresve tane qe te thoshin te nesermen se Shqiperia dhe Kosova dhe kombi shqiptar ne teresi jane kunder hetimit. Ndersa koleget e mi votuan kunder si nje shprehje e mendimit se raporti i Dick Martyt eshte pa baza. Pra kater deputetet e kombesise shqiptare tre nga Shqiperia dhe nje nga Maqedonia qe abstenoi votuam taktikisht ne te mire te kombit shqiptar - deklaroi z. Rusmali.

Shqiperia kishte prezantuar nje sere amendamentesh ne rezoluten e Keshillit te Evropes qe ishte ndertuar pas raportit te deputetit zviceran Dick Marty. Nga keto u miratuan vetem kater amendamente ku me e rendesishmja prej tyre ishte amendamenti mbi titullin e rezolutes qe ishte thirrje per hetim te pretendimeve per trajtim cnjerezor ne Kosove nga hetim te trajtimit cnjerezor ne Kosove duke i hequr keshtu rezolutes paragjykimet antishqiptare qe e benin fakt te kryer ate cka Dick Marty akuzonte ne raportin e tij.

KiE miraton edhe tre rezoluta per shtetet e ish Jugosllavise

Asambleja e Pergjithshme e Keshillit te Evropes ka miratuar edhe tre rezoluta te ndryshme per ish shtetet e Jugosllavise. Me njeren rezolute Keshilli kerkon qe te mbrohen deshmitaret me nje tjeter qe te bashkepunohet me Tribunalin e Hages nderkaq qe rezoluta e trete ben thirrje per pajtim dhe dialog mes etniteteve ne territorin e ish Jugosllavise. Te tri rezolutat jane miratuar ne baze te raporteve te raportuesve te KiE. Njera nga to eshte bere ne baze te raportit te parlamentarit Jean Charles Gardetto i cili ka vleresuar se Kosova qendron me keq ne rajon sa i perket mbrojtjes se deshmitareve.
Rezoluta e miratuar per mbrojtjen e deshmitareve i bene thirrje autoriteteve te Kosoves qe te marrin seriozisht mbrojtjen e deshmitareve dhe te krijojne bazen ligjore per nje gje te tille. Rezoluta i bene thirrje edhe EULEX-it qe te ndihmoje Kosoven ne kete ceshtje dhe te vazhdoj programin per mbrojtjen e deshmitareve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›