Franca, Domenekmes dyshimesh paraUruguajt
JOHANESBURG- Pas Afrikë e Jugut-Meksikë, në orën 20.30 të ditës së premte do të jetë radha e Francës që të luajë ndeshjen e saj të parë në Botërorin e Afrikës së Jugut. “Gjelat” do të përballen në Kejp Taun me Uruguajn, në një ndeshje të vlefshme për grupin A, ndërsa kombëtarja e Domenek ndodhet në një situatë vërtetë të çuditshme. Gjatë këtyre ditëve të grumbullimit, francezët janë shquar më shumë për sherret për shiritin e kapitenit, problemet brenda grupit apo edhe polemikat për hotelin luksoz të zgjedhur në këtë kohë krize. Humbja 1-0 me Kinën ka shtuar dyshimet për trajnerin Domenek, që në ndonjë moment duket se nuk ka forcë për ta ngritur skuadrën në nivelin e vitit 2006, kur ajo arriti në finalen e kampionatit botëror. ´
Por, një problem i madh mbetet edhe skema apo formacioni që do të luajë Franca. Disa lojtarë nuk janë shprehur të kënaqur me rendimentin e Joan Gurkuf, ndërkohë që teknikut Domenek i duhet të vendosë se cili mes Anelkasë apo Henrisë do të luajë në sulm. Po ashtu, trajneri ka provuar skemën 4-3-3 në ndeshjet e fundit, por ajo nuk ka qenë shumë e suksesshme. Një tjetër e metë është fakti se Domenek vazhdon të ketë tifozët kundra, gjë që është parë edhe në takimet miqësore, kur ata e kanë kontestuar fuqishëm atë. Franca vjen në këtë Botëror pas një kualifikimi të vështirë, me golin me dorë të Henrisë në plejofin përballë Irlandës.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)