E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta, arrestohen5 aktivistë të lëvizjes“Vetëvendosja”

PRIZREN- Policia arreston në Prizren 5 aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje”. Arrestimet e aktivistëve, sipas lëvizjes kanë qenë të dhunshme dhe kanë ndodhur shumë pak minuta nga mbyllja e demostratës paqësore që kjo lëvizje organizoi me rastin e 132 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për identitet e dinjitet kombëtar në të cilën morën pjesë mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare të cilët kundërshtojnë ndryshimin e stemës së komunës së Prizrenit.

Lëvizja bën të ditur dhe emrat e aktivistëve të arrestuar. Këta janë Durim Xhemajli, Durim Jasharaj, Arianit Sadiku, Muhabet Shemsiu, Hekuran Sejfullahu.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›