Lipi: Jemi pak tëvjetër, por kjos’është handikap
JOHANESBURG- Italia zhvilloi seancën e parë stërvitore në tokën afrikane, ku lajmi më i mirë për Lipin ka qenë rikuperimi i mesfushorit Mauro Zherman Kamoranezi. Të kaltërit synojnë të mbrojnë titullin e fituar 4 vjet më parë në Gjermani, megjithatë ata janë larg grupit të skuadrave favorite. Një gjë e tillë duket se nuk e shqetëson Marçelo Lipin, që thotë se Italia nuk është nisur kurrë si favorite, por gjatë Kupës së Botës ajo tregon përherë një nivel të lartë. Italia është akuzuar shumë se ka një skuadër të plakur, por për teknikun kampion bote, kjo nuk do të ndikojë në fushë.
“Po, ne kemi disa futbollistë që janë të vjetër, por mosha nuk është handikap, sepse ajo të jep më shumë eksperiencë, - deklaroi Marçelo Lipi në një konferencë pranë Pretorias. Në seancën e parë stërvitore ishte i pranishëm edhe Andrea Pirlo, i cili pritet të jetë i gatshëm vetëm për ndeshjen e tretë në grup, ndaj Sllovakisë më 24 qershor. Lipi foli gjithashtu edhe për mënyrën si ka ndërmend të luajë me Italinë e tij. “Duhet të bëhemi pak më shumë kompaktë në mbrojtje, në mënyrë që edhe sulmuesit të jenë të lirë të shtyjnë më shumë përpara”, - tha ai. Italia do ta nisë mbrojtjen e titullit nga ndeshja me Paraguajn më 14 qershor në Kejp Taun.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)