E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimi me tëmiturin, familja kërkonmbrojtjen e shtetit

ELBASAN- Të tronditur psikologjikisht pasi kanë mësuar të ëvrtetën nga fëmija vetëm 6 vjec, i cili është bërë viktimë e përdhunimit nga një 23 vjecar Mandi Doda prindërit e vogëlushit kërkojnë ndihmën e një psikologu për të marrë veten pas traumës.

“Përpara disa ditësh më tregoi fëmija për këtë gjë. Më tha që i kishte lidhur duart e kishte abuuar me të, ndërsa i kishte dhënë dhe 1 mijë lekë e i kishte thënë se nëse do të tregonte do ta vriste.” tregon babai i të miturit.

Familja rome e varfër e gjendur në këtë situatë të rëndë bën thirrje për mbrojtje nga shteti pasi ndihen të kërcënuar.

“Shteti të më mbrojë , se jam një vukara nuk dua të kem probleme me familjen e tij. Kam frikë mos më vrasin se unë shkoj për të punuar në Peqin e Gjirokastër, kma frikë mos më kapin fëmijët e më vrasin nusen.” vazhdon më tej babai.

I mituri nuk kishte treguar tek prindërit derisa nëna e tij ka konstatuar se 6-vjecari kishte probleme. Menjëherë ajo e ka dërguar në spitalin kirurgjik ku është vizituar nga mjeku roje Alban Hoxha i cili gjithashtu ka konstatuar se vogëlushi kishte dëmtime fizike si pasojë e dhunës seksuale.
Për shkak të mungesës së denoncimit nga ana e mjekut i cili vizitoi 6-vjecarin, policia e ka prangosur atë nën akuzën moskallëzim të krimit.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›