Shuhet shkrimtariGjergj Zhei nëmoshën 84-vjecare
TIRANë- Ka ndërruar jetë sot në mesditë në moshën 84 vjeçare Gjergj Zheji, shkrimtari, përkthyesi, studiuesi i letërsisë dhe kulturës shqiptare.
Gjergj Zheji ka qenë i pari studiues që ka realizuar një mongrafi për jetën e Andon Zako Cajupit.Në punën e tij spikasin studimet për metrikën shqipe, me një vlerë të padiskutueshme, studimet për folkorin, një varg shkrimesh kritike.
Ndër veprat letrare të përkthyera nga Gjergj Zheji, dhe që mbahen mend mirë nga lexuesi shqiptar përmenden “Rinoceronti” nga Eugene Ionesco, “Përallat e Car Sulltanit” nga Aleksandër Pushkin, “Metafizika e dashurisë” nga Artur Shopenhauer, “Ekzistencializmi është humanizëm” i Zhan Pol Sartit, “Aventurat e Hekelber Flintit” i Mark Tuein, etj.
Ai ka dhënë një kontribut të madh në hartimin e shumë librave të antologjisë së letërsisë bashkëkohore shqiptare e më gjerë, deri te Leximi Letrar.
(m.a/BalkanWeb)