E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca Gati te kontaktojme me Al Kaeden

Franca eshte e gatshme te vendose kontakte me Akmin dega e Al Kaedes qe ka marre persiper rrembimin e 7 personave pese prej te cileve franceze.
Lajmin e ka bere te ditur kreu i Shtabit te Pergjithshem te ushtrise franceze Edouard Guillaud.

Autoritetet franceze jane te gatshme te vendosin kontakte ne cdo moment. Veshtiresia konsiston ne faktin se ne raste te tilla jane pengmarresit qe vendosin kohen ka deklaruar Guillaud.

Ai ka shtuar me tej se nje operacion ushtarak per lirimin e pengjeve nuk eshte ne rend te dites. Diten e djeshme Al Kaeda kercenoi Francen me atentate terroriste nese do te perpiqej ti lironte pengjet permes forces.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›