E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruset administrojne veriun e Kosoves

Kater misionare nga Rusia nje nga Ukraina nje serb nga Kroacia dhe nje zyrtare me mbiemer sllavo-jugor por me nenshtetesi gjermane eshte stafi i UNMIK-ut ne veri te Kosoves. Burime te Gazetes Koha Ditore kane shpjeguar se te gjithe keta kane marredhenie te mira me strukturat paralele te Serbise ne veri. Vladimir Anokhin nga Rusia eshte ushtrues i detyres se shefit te administrates se UNMIK-ut ne veri te Mitrovices. Lilia Galieva po ashtu nga Rusia eshte perfaqesuese komunale e UNMIK-ut ne Leposavic. Zyrtari i trete rus atje eshte Vladimir Grmovov. Ky i fundit eshte perfaqesuesi komunal ne Zvecan.
Burime te kesaj gazete bejne me dije se tre ruset kane edhe nje keshilltare. Andrei Efimov qe vjen nga Ministria e Puneve te Jashtme e Rusise eshte keshilltar i larte politik i UNMIK-ut ne veri.
Bashke me ruset ne veri te Kosoves punojne tre zyrtare te tjere. Ata nuk jane nga Rusia por edhe identiteti i tyre nuk eshte nga vendet mike te Kosoves.
Te gjithe keta zyrtare sipas burimeve te gazetes kane bashkepunim te mire me strukturat paralele te Serbise ne veri te Kosoves por bashkepunim edhe me te mire me keto struktura ka stafi lokal i UNMIK-ut atje qe perbehet nga 99 serbe vendas.

Konstatimi i Zyres per koordinimin e zbatimit te Strategjise per veriun se administrata e UNMIK-ut ne veri te Mitrovices eshte shnderruar ne nje pengese te integrimit te ketij qyteti dhe po e ndihmon mbijetesen e strukturave paralele te Serbise ne ate pjese te vendit nuk eshte kundershtuar nga perfaqesuesit institucional dhe politikanet vendas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›