Franca, Henri e nis nga bankina

WORLD CUP 2010 - Sulmuesi më prodhimtar francez, me 51 gola në 121 ndeshje, dhe ish-kapiteni i skuadrës, Tieri Henri, i nisi nga stoli të tri ndeshjet miqësore në prag të Botërorit dh e parashikohet të bëjë të njëjtën gjë në finalet e Kupës së Botës për fituesit e vitit 1998 dhe finalistët e vitit 2006.
32-vjeçari, i cili nuk kaloi një moment të mirë te Barcelona sezonin e kaluar, tha se ai personalisht nuk ka asnjë problem pas humbjes së vendit të tij në vijën sulmuese në favor të Nikolas Anelka.
“Kjo është logjike në futboll”, - tha Henri për gazetarët. “Në katër muajt e fundit, unë nuk kam luajtur shumë. Është një lojtar në sulm në vendin tim dhe ky është Niko. Unë e pranoj këtë”.
Franca humbi miqësoren e fundit 1-0 me Kinën.
Trajneri Domenek, gjithsesi, pa gjëra pozitive.
“Unë mendoj se ne jemi duke u përmirësuar”, - tha ai për gazetarët, duke shtuar se Franca luajtur më mirë se në fitoren 2-1 kundër Kosta Rikës dhe barazimin 1-1 kundër Tunizisë.
“Unë nuk mund të them se ishim perfekt, por diçka më mirë”.
Franca ndodhet në grupin A, ku i duhet të përballët me organizatoren e Botërorit, Afrikën e Jugut, Meksikën dhe Uruguain.
“Ne do të jemi të gatshëm kur të luajmë ndeshjen e parë (kundër Uruguait, 11 qershor, live tekst në www.albania-sport.com). Do të rregullojmë gjithçka para asaj ndeshjeje”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 05 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili