E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nigeria, Obi Mikel jashtë Botërorit

WORLD CUP 2010 - Mallkimi “Çelësi” nuk di të ndalet. Pas dëmtimit e lamtumirës së kapitenit të Gjermanisë, Mikael Balak, yllit të Ganës, Majkëll Esien dhe kapitenit të Bregut të Fildishtë, Didier Drogba, një tjetër lojtar i Çelsit i jep lamtumirën e parakohshme finaleve të Kupës së Botës.

Një prej lojtarëve kryesore të Nigerisë, Xhon Obi Mikel, nuk do të jetë në Afrikën e Jugut, pasi ylli 23-vjeçar i kampiones së Anglisë vuan nja një dëmtim në gju. Mikel do të zëvendësohet nga një prej shtatë lojtarëve të hequr nga lista paraprake.

Mikel, 34 ndeshje me Nigerinë, nuk dëshironte të dëmtonte më tej gjurin dhe të rrezikonte karrierën e tij futbollistike, pasi dëshironte të rikuperohej plotësisht pas ndërhyrjes kirurgjikale. Mikel nuk luante futboll qysh prej muajit prill.

Nigeria ndodhet në grupn B të Botërorit, së bashku edhe me Argjentinën, Greqinë dhe Korenë e Jugut. Ndeshja e parë e saj është ajo kundër Argjentinës, më 12 qershor (live tekst në www.albania-sport.com)


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 05 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›