Greqia, Samaras: Luftojmë për vendin e dytë

Sulmuesi i Greqisë, Jorgos Samaras, parashikon një luftë të hapur për vendin e dytë në grupin B, në të cilin marrin pjesë Argjentina, Nigeria dhe Koreja e Jugut.
Lojtari i Sëlltikut na kampionatin skocez parashikon se Argjentina do të jetë në krye të grupit dhe pranoi se formacioni i Oto Rehagelit do të luftojë me Korenë e Jugut dhe Nigerinë për vendin e dytë në gurp.
“Unë mendoj se Argjentina do ta fitojë me lehtësi grupin”, - tha Samaras për faqen e klubit të tij, http://www.celticfc.net/.
“Për vendin e dytë janë tri vende që luftojnë, Nigeria, Koreja e Jugut dhe ne. Të gjitha janë në të njëjtin nivel dhe ne do të luftojmë për vendin e dytë”.
Ndeshja e parë e Greqisë është ajo kundër Koresë së Jugut (12 qershor, 13:30, live tekst në www.albania-sport.com)
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 05 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili