Franca: Irani të respektojë të drejtat e transportit

Franca ka kërkuar nga Irani që të respektojë ligjet ndërkombëtare dhe të lejojë lirinë e lëvizjes në Ngushticën e Hormuzit, pasi Teherani kërcënoi se do të ndalonte lëvizjen e naftës nëpërmjet kësaj rruge strategjike të transportit.
Zëdhënësi i Ministrit të jashtëm francez, Bernard Valero tha se Hormuzi është një ngushticë ndërkombëtare, për këtë arsye të gjitha anijet, pavarësisht çfarë flamuri mbajnë , kanë të drejtë të kalojnë tranzit.
Gjatë ditës së djeshme, zëvendës presidenti i parë i Iranit, Muhamad Reza Rahimi paralajmëroi se Irani do të bllokonte rrjedhën e papërpunuar përmes ngushticës, nëse sanksionet e huaja janë të vendosura mbi eksportet e naftës së Teheranit.