E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia-SHBA-së: Raporti për të drejtat e njeriut, të dhëna të gabuara

Ministria e Jashtme ruse ka lëshuar kritika ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth të dhënave të tyre për të drejtat e njeriut, duke përmendur shembuj të burgut të Guantanamos dhe përqindjet e gabuara për dënimin me vdekje.
 

Moska edhe më herët ka reaguar me zemërim ndaj akuzave rreth shkeljes së të drejtave të njeriut dhe vlerësimeve të Departamentit amerikan të shtetit në raportin vjetor.
 

Departamenti amerikan i shtetit ka shfaqur shqetësime lidhur me sulmet e dhunshme ndaj aktivistëve dhe gazetarëve në Rusi dhe ka kritikuar për abuzimet në Kaukaz, përfshirë vrasjet, kampet dhe torturat.
 

Nga ana tjetër, Rusia, përmes një raporti të saj për respektimin e të drejtave të njeriut , përveç atij SHBA-së, ka kritikuar dy nga vendet e BE-së, Kanadanë dhe Gjeorgjinë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›