Tërmet në Siberi, nuk ka viktima, vetëm dëme materiale
Një tërmet i fuqishëm ka goditur ditën e sotme Rusinë. Zyrtarë rusë bënë të ditur se një tërmet ka dëmtuar me dhjetëra ndërtesa në një qytet në jug-perëndim të Siberisë, ndërkohë që nuk raportohet për lëndime apo viktima në njerëz.
Epiqendra e tërmetit me 6.7 ballë të shkallës Rihter ishte 100 kilometra në lindje të Kizilit, kryeqendrës së Republikës Ruse të Tuvës.
Shërbimet komunale të Kizilit njoftojnë se 31 ndërtesa janë dëmtuar, gjithashtu edhe një shkollë dhe një ujësjellës.
Ndërkaq Ministria e Shërbimeve Emergjente njofton se është ofruar strehë për rreth 3,500 njerëz.