Shqipëria gati 2 ambasadorë të rinj në Bruksel dhe Abu Dabi
TIRANE-Dy ambasadorë të rinj, ai për në Emiratet e Bashkuara si dhe ai në Belgjikë janë prezantuar sot në Komisionin parlamentar të Jashtëm.
Kështu, ambasadori në Ilir Tepelena do të jetë ambasadori i ri në Belgjikë, ndërkohë që Behar Bejko do të emërohet ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Dy ambasadorët e rinj kanë prezantuar para deputetëve planin e tyre për drejtimin e ambasadave përkatëse ku do të akreditohen.
Ambasadori ynë në Emiratet e Bashkuara, u shpreh se do të përqendrohet kryesisht në aspektin ekonomik për të rritur shkëmbimet tregtare midis dy vendeve, ndërkohë që ambasadori në Bruksel, Tepelena tha se puna e tij do të përqendrohet në marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Belgjikës. Këto ambasada hapen për herë të parë në këto vende.
(d.b/BalkanWeb)