E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca: Shumë shpejt ndërhyrja ushtarake në Libi

Goditjet ushtarake kundër Libisë pas rezolutës së OKB-së do të ndodhin shpejt, brenda disa orëve dhe francezët do të marrin pjesë, deklaroi sot në mëngjes zëdhënësi i qeverisë franceze, Fransua Baroin.
 

"Goditjet do të kryhen së shpejti", deklaroi Baroin për radion "RTL", duke shtuar se për momentin nuk do të saktësojë se kur, si, mbi cilat shënjestra apo në cilën formë do të ndodhin ato.

``Kjo ndërhyrje ushtarake nuk është një pushtim i territorit libian, por një dispozitiv i natyrës ushtarake për të mbrojtur popullin libian dhe për t`i mundësuar atij t`i shkojë deri në fund dëshirës për liri, dhe për pasojë rënies së regjimit të Kadafit", vazhdoi ai.

"Francezët që ishin nismëtarët e kësaj kërkese për ndërhyrje do të jenë natyrshëm koherentë me ndërhyrjen ushtarake, pra do të jenë pjesë e saj. Ajo që ndodhi gjatë natës me rezolutën e OKB-së është një fazë tepër e rëndësishme në administrimin e luftës në Libi, masakrës së Gedafit me popullin e tij dhe duhet pranuar roli i fuqishëm i Presidentit të Republikës, Nikolas Sarkozi dhe i Francës", nënvizoi Baroin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›