Franca U-19, kampion i Evropës

Të rinjtë e Francës kanë ringjallur reputacionin kombëtar në futboll duke mposhtur Spanjën me rezultat 2-1 në finalen e Kampionatit evropian U-19 dhe si nikoqir i garës e ngriti trofeun të premten.
Zëvendësuesi Alexandre Lacazette shënoi pesë minuta para përfundimit të takimit duke kompletuar një rikthim dramatik nga disavantazhi prej një goli që riktheu sadopak krenarinë në Francë pas turpërimit të ekipit senior në Kampionatin botëror 2010. Spanja kaloi në epërsi pas 18 minutave me golin nga Rodrigo.
Në rrugë drejt përsëritjes së triumfit të ekipit të tyre senior në Afrikën e Jugut, Spanja më pas vazhdoi të luajë futboll të rrjedhshëm dhe dominoi ndeshjen deri kur Gilles Sunu barazoi rezultatin në minutën e 48-të pas një kombinimi të mirë me Yannis Tafer.
Talenti i Chelseas, Gael Kakuta luajti rol të rëndësishëm në golin e fitores kur tregoi vizion brilant duke harkuar në shtyllën e dytë ku e dinte se Lacazette do ta presë topin dhe do të realizojë nga afërsia.
Sulmuesi francez, Cedric Bakambu tha për AFP: “Është magjike, e shkëlqyeshme. Në pjesën e dytë ne i kemi thënë vetvetes se nuk kishim çka të humbim. Jemi në shtëpi, do të japim maksimumin. Tifozët ishin me ne, ishte e shkëlqyeshme”.