E Shtunë, 31 Tetor 2026

Red Bull me ‘krahë’, Vettel në pol-pozicion

Sebastian Vettel do të fillojë garën për Shpërblimin e Madh të Hungarisë, të dielën, nga pol-pozita, pasi Red Bull siguroi radhën e parë në kualifikime, për herë të gjashtë këtë sezon në Formula 1. Ferrari do të jetë në radhën e dytë pasi Fernando Alonso përfundoi i treti para kolegut të tij, Felipe Massa.

Por, Vettel ishte më tepër se një sekondë më i shpejtë se Alonso dhe gjysmë sekonde para kolegut të tij, Mark Webber. Kampioni i botës në fuqi, Jenson Button në McLaren u kualifikua i 11-i, por kohë më të mirë se ai regjistroi kolegu i tij, Lewis Hamilton i cili do të niset nga pozita e pestë.

Nico Rosberg në Mercedes u kualifikua i gjashti para çiftit të Renaultit, Vitaly Petrov dhe Robert Kubica. E përshkruar si ‘Monaco pa barriera’, pista Hungaroring është jashtëzakonisht e vështirë për tejkalime andaj kualifikimet kanë rëndësi të madhe në epilogun e garës.

Rezultatet e kualifikimeve:

1 Sebastian Vettel 1:18.773
2 Mark Webber 1:19.184
3 Fernando Alonso 1:19.987
4 Felipe Massa 1:20.331
5 Lewis Hamilton 1:20.499
6 Nico Rosberg 1:21.082
7 Vitaly Petrov 1:21.229
8 Robert Kubica 1:21.328

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›