E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali ende e kërkon Maiconin

Këshilltari i transferimeve në Real Madrid, Ernesto Bronzetti ka njoftuar se klubi është ende i interesuar në mbrojtësin e djathtë të Interit, Maicon nëse klubi italian e zbret çmimin e kërkuar për reprezentuesin brazilian.

Reali kishte paraqitur ofertën e fundit prej 22 milionë euro për Maiconin, mirëpo ajo ishte larg nga kërkesa e Interit prej 35 milionë euro.

Bronzetti ka insistuar se gjiganti spanjoll nuk do të paguajë vlerë të paarsyeshme për Maiconin. “Interesimi i Realit për Maiconin nuk është shuar, por është dobësuar. Kërkesa e Interit është shumë e lartë”, tha Bronzetti për Sky Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›