E Shtunë, 31 Tetor 2026

Khedira, pesë vjet në Real

Real Madrid ka njoftuar se mesfushori i Kombëtares gjermane, Sami Khedira ka kompletuar transferimin e tij në Santiago Bernabeu. 23-vjeçari Khedira, i cili bëri paraqitje të mira në Kampionatin botëror, ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me gjigantin madrilen.

Drejtori i Stuttgartit, Fredi Bobic ka thënë se klubi “e kuptoi dëshirën e Samit për të vazhduar karrierën në Real. Ne i urojmë atij sukses në sfidën e tij të re në Madrid”. Khedira është bërë përforcimi i ri i trajnerit të ri të Realit, Jose Mourinho pas ardhjes së Angel di Marias nga Benfica.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›