Marquez ndahet nga Barcelona

Kapiteni i Meksikës, Rafael Marquez që spekulohet në media se mund të transferohet në New York Red Bulls, ka arritur marrëveshje me kampionin e La Ligës, Barcelonën për shkëputjen e kontratës së tij.
“Barcelona dhe futbollisti Rafa Marquez kanë arritur marrëveshje të përbashkët për shkëputjen e kontratës, e cila ishte e vlefshme deri më 30 qershor 2012”, thuhej në komunikatën e publikuar në uebfaqen zyrtare të Barcelonës.
Nëse realizohet transferimi në MLS, Marquez do t’i bashkohet ish-bashkëlojtarit të tij nga Barcelona, Thierry Henry, i cili kaloi te New York, Red Bulls, pasi po ashtu ishte liruar nga kontrata e tij me gjigantin katalan.
Marquez iu bashkua Barcelonës nga klubi francez Monaco më 2003, ndërsa ka fituar katër tituj në Spanjë dhe dy herë Ligën e Kampionëve.