Franca: Zgjedhjet lokale serbe në Kosovë, nuk ndihmojnë dialogun
FRANCË- Franca shprehet kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
Menjëherë pasi Presidenti i Serbisë, Boris Tadic dhe Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Slavica Djukic - Dejanovic, shpallën 6 majin datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat dhe qytetet e Serbisë, përfshirë këtu edhe komunat në Kosovë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Europiane të Francës shprehu qëndrimi kundërshtues të Parisit rreth vendimit të Serbisë.
“Franca kërkon nga Serbia që të përmbahet për thirrjen e organizimit të zgjedhjeve komunale në Kosovë. Një vendim i tillë do të binte në kundërshtim me Rezolutën 1244/99 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe me realitetin e Kosovës së pavarur nga viti 2008, konform me të drejtën ndërkombëtare (mendimi i GJND’së, më datë 22 korrik 2010)”,- thuhet në deklaratën e Zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Francës, Bernard Valero.
Sipas Francës ky vendim nuk konfirmon frymën e procesit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe nismës serbe për afrim Bashkimin Europian.
(el.me/BalkanWeb)