E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, policia: Plagosi argjendaren, pranga 44-vjecarit

TIRANË- Policia e Tiranës nëpërmjet një konference për shtyp bëri me dije arrestimet më të fundit në kryeqytet. Sipas deklaratës së saj është bërë i mundur arrestimi i autorit të plagosjes së një argjendareje në rrugën e Durrësit, ngjarje e ndodhur ditën e dielë.

Autori i plagosjes mësohet se është shtetasi Ibrahim Hajdaraj 44-vjec, i cili ka shkuar në argjendarinë e shtetases Anjeza Berisha, 39 vjec për të vjedhur sende me vlerë nën kërcënimin e një thike dhe pasi ka hasur në rezistencën e saj, ky i fundit e ka plagosur dhe është larguar nga argjendaria. Polici deklaron se Hajdaraj dyshohet edhe për grabitjen e një tjetër argjendarie.

Gjithashtu policia bën me dije se, janë arrestuar edhe dy shtetasit Aldi Gjane dhe Erando Qatipi, të cilët janë kapur dje pranë pranë konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit me drogë.

“Kapja në flagrancë e tyre u realizua dje rreth orës 15.00 në rrugen "Artan Lenja", gjatë momentit të shitjes së lëndës narkotike të llojit Ekstazy. Në momentin e arrestimit shtetasit Aldi Gjane dhe Erando Qatipi nuk bënë rezistencë ndaj agjentëve dhe oficerëve Antidrogë të Policisë së Kryeqytetit. Në momentin e arrestimit, këtyre shtetasve ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 145 kokra të dyshuara lëndë narkotike Ekstazy, me stemën ROLEX. Ndërsa gjatë kontrollit të banesave të tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe5 kokra të dyshuara lëndë narkotike Ekstazy, 22.2 gram lëndë narkotike e dyshuar Kokainë e pastër, e ndarë në 25 porcione, 28.4 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, e ndarë në 13 porcione”, thuhet në njoftimin e policisë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›