Itali, Borxhi i Bashkisë lë qytetin pa drita
ROMË- Ndriçimi i rrugëve të një qyteti të vogël siçilian, Monreale, afër Palermos, u ndërpre, pasi kryetarja e bashkisë, nuk kishte paguar faturat me një vlerë prej një milion eurosh furnizuesit të energjisë elektrike.
Kryetarja, e djathtë, i detyrohet një milion euro shoqërisë "Gemmo" për ndriçimin e rrugëve, por edhe 600 000 euro shoqërisë "Giordano", që merret me transportin lokal dhe kërkoi konfiskimin e pasurive, që i përkasin komunës për të mbuluar borxhin.
Qyteti është i famshëm për katedralen e ndërtuar në shekullin e XII-të dhe tërheq shumë turistë.
"Situata po bëhet gjithnjë e më dramatike," deklaroi Massimiliano Lo Biondo, këshilltari bashkiak i qytetit Monreale, i cili i përket Partisë Demokratike.
"Banorët nuk ndihen të sigurtë dhe tregtarët paguajnë pasojat e një reduktimi të shërbimeve publike", theksoi ai, sipas faqes së internetit të gazetës "Corriere della Sera".
Shumë komuna italiane kanë gjithnjë e më shumë vështirësi për të mbyllur buxhetin pas viteve me shpenzime të pakontrolluara, ndërkohë që qeveria e kryeministrit Mario Monti ka vendosur masa shtrënguese të rënda për të ndrequr financat publike të vendit.
(el.me/BalkanWeb)