Klinton pergezime ne emer te Presidentit Obama per pervjetorin e pavaresise se Kosoves

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton uroi popullin e Kosoves ne emrin e Presidentit Obama per tre vjetorin e pavaresise se vendit. Sekretarja Klinton thote ne nje deklarate se i kishte bere shume pershtypje perspektiva e vendit te ri kur e kishte vizituar Kosoven ne tetor.
Rinia energjike dhe e angazhuar qe perfaqeson te ardhmen e Kosoves po punon me shoqerine civile per te ndertuar institucionet demokratike per te zgjeruar mundesite ekonomike dhe inkurajuar vendosjen e shtetit ligjor shprehet zonja Klinton.
Sot eshte rasti vazhdon ajo qe udheheqesit e zgjedhur te Kosoves te ritheksojne angazhimin e tyre per qeverisje te mire dhe transparence te dyja thelbesore per te realizuar angazhimin Euro-Atlantik. Kjo eshte e nevojshme per stabilitetin dhe begatine e Kosoves thote zonja Klinton.
Sekretarja e Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara jane te angazhuara per te ardhmen e Kosoves dhe se ato do te jene krah saj ne perpjekjet per nje Kosove me te sigurt dhe paqesore.