E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova feston tre vjetorin e pavaresise

Sot Kosova mbush tre vjet si shtet i pavarur dhe sovran. Shteti i Kosovës është njohur deri tani nga disa vende të fuqishme si SHBA, Gjermania, Franca, Britania. Kosova sot njihet nga 75 vende të botës dhe shtetësia e saj është miratuar edhe nga vendimi i dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë. Por, edhe në këtë përvjetor, Kosova përballet jo me më pak sfida se më pare.

Shteti i ri, i vogël, që ka trashëguar një ekonomi të dërmuar nga e kaluara, me shkallë të lartë të papunësisë e feston ditëlindjen e tretë me një ushtrues detyre të presidentit, qeveri në dorëheqje dhe Kuvend të shpërbërë, ndonëse java që vjen pritet t’i japë fund këtij ngërçi politik, i cili e ka fillesën që nga 2 nëntori i 2010-ës.

Mbi të gjitha, është reputacioni ndërkombëtar ai që ka pësuar goditje, të paktën sipas përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë, nisur nga mashtrimet që kanë ndodhur në zgjedhjet e parakohshme të 12 dhjetorit dhe përpjekjet jo të mjafueshme për të luftuar korrupsionin. Shtet prej tre vitesh, Prishtina pritet të hyjë edhe në bisedime mbi çështje teknike me Beogradin, për të cilat një numër vëzhguesish vendorë e ndërkombëtarë, kanë tërhequr vërejtjen se nuk do të jenë edhe aq teknike sa proklamohen. Pritjet janë që institucionet e ardhshme të Kosovës, me gjithë skepticizmin që mund të ekzistojë mbi qëndrueshmërinë e tyre, ta çojnë shtetin e ri drejt përmbushjes së premtimeve për integrime evropiane.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›