Marredheniet SHBA-Pakistan perballe mosmarreveshjes per diplomatin e arrestuar

Nje gjykate pakistaneze shtyu per muajin e ardhshem vendimin nese nje punonjes i Departamentit amerikan te Shtetit i akuzuar per vrasje ka imunitet diplomatik. Presidenti Barak Obama i ka bere thirrje Pakistanit qe ta liroje Reimond Dejvis i cili akuzohet per vrasjen e dy personave ne Lahore. Sot kryegjykatesi ne Gjykaten e Larte te Lahores pranoi kerkesen e qeverise Pakistaneze per shtyrjen e seances per tre jave deri me 14 mars. Departamenti i Shtetit thote se do te paraqese nje peticion zyrtar per imunitetin diplomatik ne perpjekje per te siguruar lirimin e zotit Dejvis. Pakistanezet kane protestuar ndaj asaj qe ata e konsiderojne trysni amerikane per lirimin e nje punonjesi te Departamentit te Shtetit i cili u ndalua nga policia pakistaneze per vrasjen e dy vetave ne Lahore me 27 janar. Ne komentet e tij te para per publikun zoti Obama i beri thirrje Pakistanit te liroje Rejmond Dejvis duke thene se ai ka imunitet diplomatik sipas Konventes se Vienes. Presidenti Barak Obama Ne presim qe Pakistani si nenshkrues i konventes ta njohe zotin Dejvis si diplomat dhe ti permbahet marreveshjes. Perballe zemerimit te popullit per vrasjen qeveria pakistaneze nuk ka bere deklarata publike per te sqaruar nese zotit Dejvis i ishte dhene vize diplomatike per te hyre ne vend. Talibani pakistanez i lidhur me al-Kaiden ka thene se do te denonte cdo levizje per ta liruar ate. Zoti Dejvis ngul kembe se ka vepruar per tu vetmbrojtur kur qelloi dy pakistaneze ne mes te dites ne Lahore. Ne perpjekje per ta zgjidhur situaten senatori Xhon Keri vizitoi Islamabadin te marten per bisedime me udheheqesit pakistaneze. Ai foli me gazetaret pasi arriti ne Lahore. Xhon Keri Kreu i komisionit te senatit per marredhenie me jashte Qeveria jone beson se kjo ceshtje nuk duhet te shkoje ne gjyq sepse ky njeri ka imunitet diplomatik si punonjes administrativ dhe teknik i ambasades se Shteteve te Bashkuara ne Islamabad. Uolter Andersen ne Universitetin Xhons Hopkins thote se nese ceshtja nuk zgjidhet shpejt ndihma amerikane e propozuar per Pakistanit do te vihet ne rrezik. Pala pakistaneze rrezikon te humbe miliarda dollare ne nje kohe qe ekonomia e saj eshte shume ne nevoje. Mendoj se ata do te duhet ta kene parasysh kete dhe mundesine e humbjes se ndihmes ushtarake gjithashtu. Shuja Navaz ne Keshillin Atlantik thote gjithashtu se tani fjalen e ka Pakistani dhe se qeveria pakistaneze duhet ta beje te njohur llojin e vizes qe i ka dhene zotit Dejvis. Zoti Navaz thote se nese zoti Dejviz ka imunitet diplomatik qeveria pakistaneze do te duhet te mbaje barren e pakenaqesise se publikut pas lirimit te tij. Por nese ai nuk ka imunitet zoti Navaz thote Pastaj gjykata duhet ta ndjeke ate penalisht. Dhe sigurisht qe duke marre parasysh qendrimet e tanishme amerikane dhe pakistaneze kam frike se kjo do te krijoje nje te care te madhe ne kete marredhenie. Analisti Uolter Andersen shqetesohet gjithashtu se mund te krijohet nje e care ne keto marredhenie nese situata keqesohet. Por ai thote se nuk pret qe kjo te ndodhe papritur sepse Shtetet e Bashkuara kane shume per te humbur. Uashingtoni nuk mund ta arrije synimin per stabilizimin e Afganistanit dhe terheqjen e ushtrise deri ne vitin 2014 pa ndihmen qenesore qe ka siguruar deri tani Pakistani.