E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca dërgon ambasador pranë ASEAN-it

Xhakarta - Për herë të parë Franca ka emëruar një ambasador pranë Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore, Asean, 10 shtetet e të cilit, që nga Tajlanda deri tek Vietnami, kanë filluar të afrohen me njëri-tjetrin duke u frymëzuar nga modeli europian. Autoritetet franceze bëjnë të ditur se Philippe Zeller, aktualisht ambasador për Indonezinë dhe Timorin Lindor, bëhet përfaqësuesi i parë i Francës pranë sekretariatit të Aseanit, selia e të cilit është në Xhakartë, citon AFP. Nëpërmjet një komunikate për shtyp theksohet se "Ky emërim përbën njohjen e rëndësisë së rolit që luan Aseani në arenën rajonale dhe të aftësisë së saj për të ndihmuar në ekuilibrin dhe begatinë e rajonit".

Në Asean, i krijuar në vitin 1967 në kuadrin e Luftës së Ftohtë, marrin pjesë Tajlanda, Malajzia, Singapori, Indonezia, Filipinet, Brunei, Vietnami, Laosi, Birmania dhe Kamboxhia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›