E Shtunë, 31 Tetor 2026

Coco Channel ka spiunuar për nazistët?

Nga Express më 16 gusht 2011 në ora 14:00

Kreatorja franceze e modës, Coco Channel, ka spiunuar për nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, në kohën kur Gjermania e pushtoi Francën.

Këto informata i zbulon Hal Vogan, në librin e tij më të ri, ”Të flesh me armikun: Lufta e fshehtë e Coco Channelit”.

Ky libër përmban dëshmi të fuqishme se kreatorja e modës ka pasur jetë të dyfishtë, se i ka spiunuar të dashurit të saj, baronit Hans Gutner Dincklage.

Libri rrëfen për atë se si Channel u bë agjente gjermane, si dhe pse ka pranuar të angazhohet në misione të shumta të spiunazhit dhe për mënyrën se si është arratisur, pas arrestimit të saj në Francë, pas përfundimit të luftës.

Coco Channel, e cila u shndërrua në dizajnere revolucionare të modës, pas Luftës së Dytë Botërore jetoi në Zvicër, para se të kthehej në Paris, ku vazhdoi karrierën e saj të suksesshme në botën e modës.

Ajo asnjëherë nuk është akuzuar për ndonjë vepër penale dhe ka vdekur në vitin 1971.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›