Jashtëtokësorët zgjidhje për krizën globale!

Nga Express më 16 gusht 2011 në ora 15:00
Fituesi i çmimit Nobel, Pol Krugman, përgjigjën ndaj krizës globale ekonomike e kërkon në invadimin nga gjithësia.
Krugman theksoi se kjo pengesë, duke menduar në kërcënimin nga recesioni, do të tejkalohej për 18 muaj, nëse shkencëtarët do të zbulonin ndonjë kërcënim nga gjithësia.
Natyrisht, jashtëtokësorët që sulmojnë tokën Krugmanit i shërbejnë vetëm si ndihmë, për të ilustruar qëndrimin e tij se nga kriza mund të na nxjerrin vetëm shpenzimet masive publike.
Në rast të ndonjë sulmi të imagjinuar, inflacioni dhe deficiti i buxhetit do të shndërroheshin në kërcënime dytësore për shoqërinë dhe të gjitha përpjekjet do të përqendroheshin në prodhim dhe përpjekjet për t’u mbrojtur.