E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Gjyqesori në rrezik, Kushtetuesja e pavlefshme

Tiranë- Dorëheqja e Petrit Plloçit është një sirenë alarmi për drejtësinë që mban 3 vende bosh përtej afatit të mandateve. Ka qënë kjo deklarata e deputetit socialist Fatmir Xhafaj lidhur me dorëqjen e anëtarit të Gkyatës Kushtetuese ditën e djeshme Petrit Plloçit.

Akti i tij është i rrallë, tregon se brenda gjyqësorit ka njerëz me vlera. Ky akt meriton vlerësim dhe respekt. Situata e bllokimit të procedurës së emërimit të 3 gjyqtarëve zëvendësues cënon rëndë legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese, janë dy gjyqtarë të tjerë përveç Plloçit kanë pranuar t’ia zgjasin vetes mandatin- tha Xhafaj.

Duke shtuar: Gjykata është bërë pjesë e vendimeve antikushtetuese, me qëllim mbajtjen e 3 vendeve bosh në Kushtetuese, për qëllime klienteliste”. Sipas deputetit socialist ‘me këtë akt- sipas deputetit socialist Gjykata Kushtetuese mund të shpallet me të drejtë e pavlefshme. Kjo që po ndodh sot në Gjykatën Kushtetuese është një skenar ogurzi që synon të nxjerrë jashtë funksionimit Gjykatën Kushtetuese dhe të delegjitimojë pakicën parlamentare nga roli që asaj i ka caktuar vetë Kushtetuta, si sfiduese e vullnetit të besuar të mazhorancës. Në këtë mënyrë po cenohet drejtpërdrejt Kushtetuta e vendit me qëllim zhdukjen e kontrollit kushtetues mbi qeverinë dhe maxhorancën e Sali Berishës. Kjo është një tjetër përpjekje e dukshme për të vendosur në një kontroll absolut pushtetet e pavarura në këtë vend’.

Teksa ka shtuar se PS-ja do të ndërmarrë nisma për ruajtjen dhe forcimin e Kushtueses dhe Drejtësinë në vend .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›