E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca dhe Italia, protesta kundër kursimeve

Masa

Pas vendeve të tjera europiane, edhe Franca sinjalizoi hartimin e një pakete kursimesh dhe konsolidimin e buxhetit të shtetit. Kryeministri i Francës, Francois Fillon, deklaroi në Paris se deri në vitin 2013, deficiti buxhetor duhet të ulet me rreth 100 milionë euro, nën kuotën e 3% të Produktit Bruto në vend, që është kufiri maksimal i lejueshëm në bazë të normës së BE-së. Deficiti i Francës aktualisht është 8%. Kryeministri Fillon bëri të ditur se gjysma e kursimeve duhet të arrihet përmes shkurtimeve në sektorin publik dhe heqjes së favorizimeve fiskale. Po ashtu, dhjetëra mijëra vetë protestuan në Romë kundër paketës së kursimeve të qeverisë konservatore italiane. Përfaqësuesit e sindikatës CGIL, e cila organizoi protestën, i kanë cilësuar si josociale masat e parashikuara për kursimet me këtë paketë. Kabineti qeveritar i Kryeministrit Silvio Berlusconi ka miratuar në maj paketën për konsolidimin e buxhetit, e cila parashikon kursimin e 24 miliardë eurove.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›